Zgjidh Kategori:    Zgjidh Institucion:    Zgjidh llojin:
KATEGORITE

Sondazh

Si ju duket fco.al


  Shume Mire

  Mire

  Duhen Ndryshime

  Keq

  Shume keq

  Nuk e di


  

  

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për t’u regjistruar në 7 programet e Fakultetit të Histori-Filologjisë:

Mesatarja mbi tetë kusht pranimi, kostoja totale e studimeve të ciklit të tretë do të jetë 204,600 lekë

Një tjetër institucion i arsimit të lartë në vend çel procedurën e regjistrimit të kandidateve që duan të vijojnë më tej studimet e larta në ciklin e doktoraturës. Konkretisht bëhet fjalë për Fakultetin e Histori-Filologjisë, ku studimet e doktoraturës do të ofrohen në 7 programe të caktuara, ku përfshihen degët e historisë, shkenca komunikimi dhe informimi, marrëdhënie ndërkombëtare, trashëgimi kulturore dhe arkeologji, gjeografi, kërkime gjuhësore si dhe studime letrare. Për secilin prej tyre janë përcaktuar edhe kushtet që kandidati duhet të plotësojë për tu regjistruar, sikundër janë klasifikuar edhe tarifat e studimit. Kandidatët fillimisht duhet të plotësojnë dosjen specifike të dokumenteve të kërkuara. Dorëzimi i dosjeve bëhet në departamentet përkatëse. Sipas limiteve të përcaktuara, aplikimi përfundon më datën 20 shkurt. Pas kësaj date e deri më 1 mars komisionet e ngritura në secilin departament do të klasifikojnë edhe dosjet e dorëzuara duke selektuar fituesit, të cilët do të miratohen nga Këshilli i Profesorëve më 15 mars.

Kriteret e pranimit

Për të kërkuar regjistrimin në programet e studimit të historisë, marrëdhënieve ndërkombëtarëve, trashëgimisë kulture dhe arkeologjisë studenti duhet të ketë përfunduar studimet e larta dhe të zotërojë një diplomë të nivelit të dytë, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër apo titull akademik të barasvlershëm të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente. Gjithashtu duhet të ketë notë mesatare të përgjithshme 8 e lart në secilin cikël studimesh. Ndërsa për degën e gjeografisë përveç këtyre dy kritereve kandidati duhet të disponojë edhe dy rekomandime nga persona që gëzojnë titull shkencor, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit. 

Për programin e kërkimeve gjuhësore studenti duhet të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e kërkuar dhe të zotërojë një diplomë të nivelit të dytë ose një diplomë të integruar të nivelit të dytë ose një diplomë sipas sistemit të vjetër, apo edhe një diplomë master i nivelit të dytë (sipas sistemit të vjetër) ose titull akademik të barasvlershëm të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente me notë mesatare mbi tetë. 

Edhe në këtë rast duhet të dorëzojë dy rekomandime nga persona që gëzojnë titull shkencor, të paraqesë në mënyrë të përmbledhur një projekt shkencor-kërkimor mbi të cilin ka menduar të punojë gjatë kursit të shkollës doktorale. Ndërsa për studimet letrare specifikohet se për të kërkuar regjistrimin në programet e studimit të doktoratës studenti duhet të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e kërkuar, duke zotëruar diplomat përkatëse, të ketë notë mesatare mbi tetë si dhe dy rekomandime të marra nga persona që gëzojnë titull shkencor. Për programin e shkencave të komunikimit kandidati duhet të dorëzojë një diplomë të fituar në institucione universitare brenda ose jashtë vendit në nivel “master shkencor” apo të ekuivalentuara me to nga ana e Ministrisë së Arsimit të specifikuar në fushën e shkencave të komunikimit dhe informimit ose të gazetarisë. Të kenë njëkohësisht një mesatare note jo më pak se 8 në kuadrin e studimeve të nivelit “master shkencor” ose 4-vjeçar të dikurshëm (pa përfshirë notën e diplomës).

Pagesa

Rregullorja gjithashtu përcakton se për njohuritë mbi gjuhën e huaj do të komunikohet në një fazë të dytë. Njëkohësisht janë përcaktuar edhe tarifat e studimeve që do të paguajnë të përzgjedhurit. Tarifa e shkollimit për të gjitha degët në total do të jetë 204,600 lekë. Derdhja e kësaj pagese do të ndahet në tri këste sipas ciklit të studimeve. Ndërsa për programet që zgjasin dy vjet tarifa do të paguhet në dy këste.

Tarifa e shkollimit për të gjitha degët në total do të jetë 204,600 lekë. Derdhja e kësaj pagese do të ndahet në tri këste sipas kohëzgjatjes së ciklit të studimit. Për ciklin trevjeçar për secilin nga të tria këstet kandidati i shpallur fitues do të paguajë tarifën vjetore prej 68,200 lekë. Ndërsa për studentët e doktoraturës që e kanë programin 2-vjeçar, e njëjta pagesë do të ndahet në dy këste, të cilat do të paguhen gjatë dy vjetve të ndjekjes së studimit në masën 102,300 lekë. Njëkohësisht në rregulloren e aplikimeve përcaktohet se do të mbeten në fuqi tarifa e aplikimit prej 3000 lekësh për studentët aplikantë dhe tarifa e regjistrimit 5000 lekë për studentët fitues të programit të doktoratës në secilin prej programeve specifike.

Dosja e regjistrimit duhet të përmbajë:

- Curriculum vitae.

- Kërkesë personale.

Kopje e noterizuar e masterit shkencor, ose të diplomës së integruar të nivelit të dytë (DIND), ose diplomës sipas sistemit të vjetër apo titullit akademik të barasvlershëm të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente.

- Kopje e noterizuar e diplomës SHPU, master i nivelit të dytë (MND), shoqëruar me listën e notave.

- Të gjitha dëshmitë që kanë të bëjnë me kurset e kualifikimit, botimet etj.

- Kopje të kartës së identitetit.

    

     Share    

Propozuar nga:

lexuar 1367 here          0 komente           votuar here

Identifikohu per te shkruajtur dhe lexuar komente !Lexo Komentet