Zgjidh Kategori:    Zgjidh Institucion:    Zgjidh llojin:
KATEGORITE

Sondazh

Si ju duket fco.al


  Shume Mire

  Mire

  Duhen Ndryshime

  Keq

  Shume keq

  Nuk e di


  

  

 

Projektligji i ri i Ministrisë së Arsimit, për arsimin dhe formimin profesional: Shkollë 2-vjeçare pas të mesmes

Pas përfundimit të arsimit të mesëm të përgjithshëm, apo atij profesional, të rinjtë mund të kryejnë dhe një shkollë 2-vjeçare profesionale, për të siguruar një mundësi punësimi, dhe ky arsimim nuk u heq atyre të drejtën për të vazhduar shkollën e lartë. Shkolla 2-vjeçare do të ketë 60 deri 120 kredite, që mund të transferohen në fakultetin që të rinjtë do të duan të vazhdojnë, në bazë të disa kritereve. Tashmë ndjekja e shkollës profesionale pas arsimit të mesëm ka marrë edhe formën ligjore, pasi ajo është e parashikuar edhe në projektligjin e ri të Ministrisë së Arsimit, për arsimin dhe formimin profesional, që është miratuar para pak kohësh nga qeveria dhe tashmë është duke kaluar për shqyrtim në komisionet e Kuvendit. Ditën e djeshme Komisioni i Integrimit shqyrtoi ndryshimet e disa neneve në ligjin për arsimin dhe formimin profesional parauniversitar. Sipas ndryshimeve të bëra, arsimi profesional pas të mesmes (jouniversitar), publik dhe jopublik me kohëzgjatje 1-2 vite shkollore, fillon pas përfundimit të arsimit të mesëm profesional (nivelit III) ose të arsimit të mesëm të përgjithshëm. Në përfundim të tij ofrohet certifikatë e kualifikimit profesional në profesionin përkatës dhe mundësohet kalimi në tregun e punës. Kur zgjat dy vite shkollore dhe grumbullon 120 kredite europiane (ECTS), përfundon me marrjen e diplomës “Diplomë profesionale...” në fushën e arsimimit të kryer. Kjo diplomë mundëson kalimin në tregun e punës si dhe transferimin e krediteve në studimet universitare të ciklit të parë në fushën e arsimit profesional përkatës. Deri tani kjo mënyrë është aplikuar vetëm në Universitetin e Durrësit, si një projekt pilot. Ndërkohë që këtë vit është hapur një kurs informatike 2-vjeçar pranë Shkollës së Mesme Ekonomike në Tiranë. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Integrimit, anëtarët e tij janë shprehur se projektligji i propozuar për arsimin dhe formimin profesional, për herë të parë, qartëson të gjitha llojet e kualifikimeve dhe njohjen e diplomave/certifikatave përkatëse, si dhe siguron lëvizjet vertikale dhe horizontale të nxënësve dhe studentëve në sistem, përfshirë këtu edhe të nxënit informal dhe jo-formal. Ndër ndryshimet më të rëndësishme të propozuara të ligjit nr.8872, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, janë ato që kanë të bëjnë më strukturën e shkollave profesionale. Për këtë fundit, në projektligj përcaktohet se arsimi profesional vijon mbas arsimit bazë 9-vjeçar dhe synon përgatitjen e nxënësve për përvetësimin e njohurive dhe aftësive profesionale praktike.

 

    

     Share    

Propozuar nga:

lexuar 1339 here          0 komente           votuar here

Identifikohu per te shkruajtur dhe lexuar komente !Lexo Komentet